Flash News

KRYESORE

Altin Qato mohoi lajmin për të shtënat me armë, PD del me deklaratë: Kemi video që e provojnë. Fshehën edhe ngjarjen me dhëndrin e Sejdinit

Altin Qato mohoi lajmin për të shtënat me armë, PD del me

Mediat raportuan se mbrëmjen e djeshme ka patur një përplasje me armë në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve që vinin në rrugë jo-zyrtare, anëtarët e dy bandave kanë shtënë nga makinat, por fatmirësisht nuk ka patur persona të plagosur.

Altin Qato, drejtori i Policisë së Elbasanit, mohoi lajmin se në qytet ka patur shkëmbim zjarri, megjithatë, Partia Demokratike pretendon të kundërtën.

Në një dalje për mediat, Ervin Salianji dhe Aurel Bylykbashi akuzuan policinë se po mundohet të fshehë ngjarjen. Deputeti i PD theksoi se qytetarët u kanë dërguar atyre video që konfirmojnë përplasjen mes bandave.

“Situata në Elbasanin e zaptuar nga krimi dhe banditët nuk mund të vazhdojë më. Ne do e çlirojmë qytetin nga lidhjet e bandave me pushtetin kriminal, pavarësisht sa miliona kanë bërë. Të gjithë qytetarët kanë lajmëruar në PD dhe kanë sjellë audio dhe video se si shkëmbehen plumbat nga makina në makinë. Policia e Shtetit fsheh ngjarjen dhe bëhet pjesë e një prej bandave që është edhe banda e pushtetit”, tha Salianji.

Ai akuzoi policinë se ka fshehur edhe djegien e makinës së dhëndrit të Qazim Sejdinit, kryebashkiaku i Elbasanit, ngjarje që ka ndodhur pak kohë më parë.

“E njëjta situatë ka ndodhur edhe javë më parë kur bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të Qazim Sejdinit dhe policia fsheh ngjarjen”, tha Salianji.

Të fundit