Flash News

KRYESORE

ALUIZNI publikon listën me 107 subjekte që skualifikohen nga procesi i legalizimit në “Unazë të Re"

ALUIZNI ka publikuar listën me 107 subjekte që skualifikohen nga procesi i legalizimit në “Unazë të Re”.

“Është e kuptueshme që për shkak të problematikave në terren, mund të ketë qytetarë që megjithëse posedojnë objekte në gjurmën e Projektit të miratuar, nuk e gjejnë veten në listen e publikuar.

Ftohen në vijim këta qytetarë, të paraqiten pranë zyrave të Drejtorive të ALUIZNI-t Tiranë, për të sqaruar problematikën e tyre.

Përfitojmë nga rasti që të ftojmë qytetarët të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qerasë dhe strehimit social”, shkruhet në faqen zyrtare të ALUIZNI-t.

Më tej një njoftim thuhet se subjektet me leje legalizimi, subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste, pasi ata janë përfshirë në listen e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja.

Të fundit