Flash News

KRYESORE

Alvin Berisha dhe i ati priten nga presidenti Meta, si ka ndryshuar vogëlushi pasi u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri

Alvin Berisha, vogëlushi, i cili i shpëtoi ‘ferrit’ në kampin Al Hol në Siri ku qëndroi i vetëm për 5 vite, është kthyer së fundmi në Shqipëri bashkë me babanë e tij.

Sot, ata janë pritur nga presidenti Ilir Meta, i cili i ka quajtur ‘dy miq të veçantë’.

“ I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta.

Pas largimit nga kampi Al Hol, Alvini iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë dhe siç duket edhe nga fotot, ai shfaqet në gjendje mjaft të mirë dhe thuajse nuk njihet në krahasim me djaloshin e vogël të muajit nëntor 2019, ku u arrit të nxirrej nga kampi në Siri.

Të fundit