Flash News

KRYESORE

Alvini del nga kampi i ISIS, i ati i 11-vjeçarit rrëfen fjalët e para në telefon: Me tha: babi, po vij!

Alvini del nga kampi i ISIS, i ati i 11-vjeçarit rrëfen fjalët

Mes emocionesh reagon babai i Alvinit, Afrim Berisha pas lajmit se i biri i tij është më në fund i lirë.

Dje, ai është nxjerrë nga kampi famëkeq i ISIS në Al-Hol dhe aktualisht ndodhet në Damask.

Në një lidhje telefonike për ‘news 24’, Afrimi tregon si e priti lajmin e shumëpritur jo vetëm për të, por tashmë edhe për shqiptarët dhe vetë italianët.

Zoti, Afrim si e pritet lajmin për lirimin Alvinit? Kur do të mbërrijë pranë jush?

Nuk kam konfirmim ende se kur mbërrin djali, por e presim në Romë. Faleminderit të gjithëve atyre që janë marrë me djalin, autoritetet e Milanos që kanë 5 vjet që merren me mua dhe djalin, falënderoj ambasadoren e Romës, presidentit.

Kush ta dha lajmin?

Lajmin ma dha karabinieri i Romës, faleminderit Kryqi i Kuq internacional, Gjysmë Hëna e Kuqe, të gjithë të gjithë.... Me ka njoftuar edhe ministri shqiptar, Lleshi, Presidenti Meta.

Kush ishin njerëzit që e shpëtuan djalin të dilte nga kampet e ISIS?      

Ishin karabinierët e Romës që kanë 15 ditë atje, kanë shkruar edhe Shqipëria, Kryqi i Kuq internacional, Gjysmë Hëna e Kuqe

Keni folur me të në telefon pas shpëtimit dhe çfarë ju ka thënë?

Po kam folur me të në telefon menjëherë pasi e kanë nxjerrë nga kampi dje rreth orës 2. Ma kaluan direkt në telefon dhe më tha: babi po vij.

I thashë: Babi po të pres dhe ato që janë me ty janë shokët e babit. Mos ki frikë. Fola prapë nga hoteli ku qëndron në Damsak. Ai është i trembur se nuk e di ku po e çojnë. Do marrin avionin në Libi, pritet nesër të mbërrijë.

Si ishte me shëndet?

Ka probleme me këmbën, por me shëndet është mirë.

Alvini është i lirë! Del nga kampet e ISIS, 11-vjeçari së shpejti në Itali

Të fundit