Flash News

KRYESORE

AMA dhe AKEP 3 ditë shoqatave të medias për 'ligjin e shpifjes'. Rama drejt përplasjes me ndërkombëtarët?

AMA dhe AKEP 3 ditë shoqatave të medias për 'ligjin e

Një njoftim ka mbërritur sot në adresat e emailit të shoqatave të medias në Shqipëri në emër të AMA dhe AKEP  me ftesën që të hënën të mblidhen në një forum në Rogner për të diskutuar për dy projektligje të propozuara nga qeveria, të cilat njihen më mirë si 'ligji i shpifjes'.

Debati me grupet e interesit është një nga mekanizmat e demokracisë, por pa llogaritur fundjavën, shoqatat që përfaqësojnë gazetarët dhe grupet e interesit kanë vetëm dy ditë kohë për t'u konsultuar me projektligjet.

Shumë shoqata të medias, por edhe ndërkombëtarët kanë shprehur kundërshti në lidhje me projektligjin që, sipas tyre, do cënonte lirinë e medias në Shqipëri.

Të fundit