Flash News

KRYESORE

AMA paralajmëroi dje mediat për procedim administrativ, sot bëhet vlerësimi i zbatimit të kërkesave ligjore

AMA paralajmëroi dje mediat për procedim administrativ, sot bëhet

Në një deklaratë për mediat, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka kërkuar nga mediat të transmetojnë pa të drejtë pagese paltformën qeveritare E-Albania, që është vënë në dispozicion për mbledhjen e kontributeve për të prekurit nga tërmeti.

Në këtë komunikatë, AMA, theksonte nëse mediat nuk transmetojnë spotin pa pagesë, AMA do të nisë procedim administrativ, konform kuadrit legjislativ në fuqi.

"Kujtojmë këto subjekte se, transmetimi i spotit pa pagesë, në kushtet kur në qarqet e Tiranës dhe Durrësit është shpalluar gjendja e fatkeqësisë natyrore është i detyrueshëm, në zbatim të nenit 34 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe rregullores “Për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë”, miratuar nga AMA, me vendim nr. 76 datë 04.04.2016."

Ndërsa sot, në një tjetër komunikatë për mediat AMA tregon se ka evidentuar deri më tani angazhimin maksimal të mediave në mbulimin e  situatës as tërmetit të madh dhe paslëkundjeve.

Më pas ajo ka njoftuar se në orën 15:00 të ditës së sotme do të bëjë vlerësimin e zbatimit të kërkesave ligjore dhe rregullores në rrethanat e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

"Në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nevojave prioritare që ka për mbështetje të popullatës në zonat më të prekura, si dhe eficencës në grumbullimin dhe menaxhimin e fondeve të solidaritetit, vendosni në ekranet tuaja periodikisht, si dhe në website-in e televizonit logon e ofrimit të kontributit të ndihmës dhe solidaritetit. Kjo do të ndihmojë dhe ndikojë në orientimin më të shpejtë të publikut dhe subjekteve të interesuara për akordimin e mbështetjes financiare, por dhe Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile në favor të eleminimit të pasojave të rënda të tërmetit të ditës së martë.

Duke vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin me subjektet televizive të licencuara në përballimin e situatës, AMA, në vijim të monitorimit të përmbajtjeve të emetuara prej tyre, në orën 15.00 të ditës së sotme do të bëjë vlerësimin e zbatimit të kërkesave ligjore dhe rregullores në rrethanat e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet e Tiranës dhe Durrësit."

Të fundit