Flash News

KRYESORE

“Amaneti i Azemit qëndron”/ Kiri Hajdari “djeg” mandatin e Rudina Hajdarit në protestën e opozitës

“Amaneti i Azemit qëndron”/ Kiri Hajdari “djeg”

Në protestën që po zhvillohet përpara Parlamentit, kundër kryeministrit Edi Rama, një prej personave pjesëmarrës është edhe Kiri Hajdari, djali i Azem Hajdarit. Ai hipi në podium për t'u shprehur shkurtimisht: "Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët . Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!"

Me pjesëmarrjen në protestë dhe mbështetjen që po i jep opozitës për djegien e mandateve të deputetëve, Kiri Hajdari ka ndërmarrë një hap përpara motrës së tij, Rudina Hajdari, e cila ende nuk e ka djegur mandatin.

Brenda Partisë Demokratike ka zëra të ndryshëm sa i përket qëndrimit që duhet të mbahet ndaj zonjës Hajdari, e cila, gjithsesi, nuk ka deklaruar një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Të fundit