Flash News

KRYESORE

Amazona në flakë/ Brazili nuk pranon paratë e G7: Macron ka mentalitet kolonizuesi, le ta mbajë fondin për të ripyllëzuar Europën

Amazona në flakë/ Brazili nuk pranon paratë e G7: Macron ka

Zyrtarët brazilianë thonë se qeveria nuk do t’i pranojë fondin prej 22 milion dollarësh që u akordua në Samitin e G7 për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që ka përfshirë Amazonën.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, deklaroi të hënën se fondi do të jepej menjëherë, me anë të të cilit të bliheshin më shumë avionë-zjarrfikës për të frenuar flakët që kanë vënë në alarm ambientalistët.

Shteti i Brazilit nuk ka dhënë një përse i ka refuzuar paratë, por presidenti i saj, Jair Bolsonaro, ka akuzuar më parë presidentin francez Macron për adoptimin e një mentaliteti "kolonizues" në samitin e kombeve të zhvilluar në Francë.

Shefi i stafit të Bolsonaros, Onyx Lorenzoni, tha në faqen e internetit të G1 Neës se, "ne e vlerësojmë (ofertën), por mbase ato burime janë më të rëndësishme për pyllëzimin e Evropës".

Lorenzoni tha se ky fond është një hiporizi nga ana e Macron pas zjarrit që shkrumboi katedralen e Parisit, Notre Dame.

“Macron nuk mund të shmangë as edhe një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është pjesë e trashëgimisë botërore. Çfarë synon ai t’i mësojë vendit tonë?”, tha Lorenzoni.

Zyrtarët brazilianë lënë të kuptohet me këtë gjest se janë të pakënaqur me shumën prej 22 milion dollarësh, në krahasim me rrezikun më të madh që poi  kanoset globit, siç është djegia e një pjese të konsiderueshme të asaj që njihet edhe si ‘mushkëria e botës’.

Burimi: Indipendent

Përktheu: Politiko.al

Të fundit