Flash News

KRYESORE

Ambalazhohej në bodrume jashtë standardeve, AKU bllokon 1.4 ton vaj

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policië Korçë, bllokuan rreth 1.4 ton vaj ulliri dhe misri, i cili ambalashohej në një bodrum, në kushte të papërshtatshme, ndërkohë që subjekti kishte një sërë mangësish ligjore.

Inspektorët e AKU, bashkë me efektivët e Antikrimit Ekonomik, inspektuan subjektin “Alkis”, në Lagjen Nr.10 të Korçës, administrator i të cilit është Kosta Fshati.

Nga inspektimi rezultoi se, subjekti operonte në një ambient (garazh) me kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme për ushtrimin e një aktiviteti të tillë. Ndërkohë, produkteve të tij, vaj misri dhe vaj ulliri, iu mungonte sistemi i gjurmueshmërise, si dhe miratimi i etiketave.

Ndërkohë që subjekti në fjalë nuk kishte Lincencë për pridhim, ambalazhim dhe tregtim të produkteve ushqimore, por ishte i regjisatruar si person fizik në QKR. Në këto kushte, inskeptorët e AKU bllokuan një sasi prej 1381 iltrash vaj, konkretisht, vaj misri “Thesaloniki”, 816 litra, vaj “Alkis” 5 litra dhe vaj misri pa etiketë, 550 letër. Ndërsa për sasitë e bllokuara u morën mostra dhe u dërguan për analizë në ISUV, subjekti u gjobit me 800.000 lekë dhe u bllokua në mënyrë të menjëhershme.

 

Të fundit