Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane e quan 2 marsin e Metës tubim politik, thirrje për kujdes qytetarëve të vet

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e vet që të bëjnë kujdes në datën 2 mars, kur do të zhvillohet protesta e presidentit Meta.

Duke e quajtur një tubim politik, përmes një njoftimi zyrtar ambasada bën me dije vendndodhjen, duke sqaruar se demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën.

Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën”, sqaron ambasada amerikane në njoftimin zyrtar.

Ambasada apelon qytetarët amerikane që të mos ndërrmarin veprimet si më poshtë:

  1. Shmangni pikat e mundshme të zhvillimit të tubimit, përfshirë Bulevardin Kombëtar.
  2. Monitoroni median lokale për zhvillime
  3. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
  4. Mos u përfshini

Njoftimi zyrtar

Të fundit