Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane feston 4 korrikun. Surpriza, një grup amerikan dhe dy këngëtarë shqiptarë 

Ambasada Amerikane feston 4 korrikun. Surpriza, një grup amerikan dhe dy

4 korriku është festa kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënon pavarësinë e këtij vendi. Tradita amerikane është e ngulitur sa i takon festimeve të Independence Day: 4 korriku është festë zyrtare dhe pushim në të gjithë vendin dhe fishekzjarret janë pjesë e festimeve që organizohen zyrtarisht në çdo qytet amerikan.

Edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri e feston çdo vit, me të ftuar të shumtë, Ditën e Pavarësisë. Sonte, me rastin e 241-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada dhe Këshilli Rinor i Ambasadës organizojnë një festë dhe koncert në Pallatin e Mbretit (i njohur si i Brigadave) me pjesëmarrjen e grupit “California Feetwarmers”, Të ftuar specialë të ambasadës janë këngëtarët shqiptarë Alban Skënderaj dhe Marsela Çibukaj.

Të fundit