Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane i tërheq vëmendjen qeverisë për klimën e biznesit: Po pengohen investimet e huaja, zbatoni rregulla transparente

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shprehur zhgënjim lidhur me klimën aktuale të biznesit në Shqipëri.

Në një reagim në Facebook, ambasada thekeson se kjo klimë është bërë pengesë në investimet  e huaja.

Ambasada këshillon qeverinë që të shqyrtojë sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja.

 “Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, shkruan ambasada amerikane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se dje, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili ndodhej në Tiranë renditi një sërë arsyesh se pse investitorët e huaj, të mëdhenj apo ata të mesëm, hezitojnë të bëjnë biznes në Shqipëri.

Sipas Jaços, shkak bëhen taksat, ndryshimi i shpeshtë i paketës fiskale, apo problemi i zbatimit të kontratave. Po ashtu, një tjetër problem madhor që ndeshin biznesmenët e huaj është edhe korrupsioni.

Të fundit