Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë: Nuk keni nevojë për garanci që të vizitoni SHBA-të

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë lajmin e mirë gjatë ditës sotme ku njofton të gjithë shtetasit shqiptar se tanimë nuk kanë nevojë për një garanci nëse duan të bëjnë vizitë turistike në SHBA.

Statusi i plotë:

Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!

Të fundit