Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane kujton Nënë Terezën me foton nga ceremonia me ish-Presidentin Regan

Ambasada Amerikane kujton Nënë Terezën me foton nga ceremonia me

Dita e sotme, 5 shtatori shënon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ambasada Amerikane ka postuar në Facebook, për nder të ditës së saj, një fotografi të ish-Presidentit Ronald Regan gjatë ceremonisë ku Nënë Tereza u dekorua me Medaljen e Lirisë.

"🇦🇱 | Foto e Ditës | 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen Presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë #DitaEShenjterimitTeNeneTerezes (📸: Associated Press)

🇺🇸 | Photo of the Day | June 21, 1985. Photo of the Day | June 21, 1985. Accompanied by Mrs Reagan, Mother Teresa boës toëards U.S. President Reagan during the ceremony where she was awarded the Presidential Medal of Freedom #MotherTeresaSainthoodDay (📸: Associated Press)"-shkruan Ambasada Amerikane.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës  lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910.  Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

Shenjt Tereza pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

 

Të fundit