Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane mesazh situatën politike, por nuk përmend 30 qershorin

Ambasada amerikane mesazh situatën politike, por nuk përmend 30

Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një deklaratë rutinë situaten politike ne vend dhe per tubimet e opozites. Bie në sy se selia e rëndësishme nuk raporton se zgjedhjet vendore do te organizohen me 30 qershori (date e anuluar nga presidenti Ilir Meta), ndërkohë që bën thirrje qe " qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj".

“Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndërkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi. Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi”, shkruhet në njoftim e ambasades.

Protesta e opozitës do të nis të premten në orën 20:00 para Kryeministrisë dhe do të jetë e nënta në rang kombëtar e opozitës.

Të fundit