Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane në Izrael i bën thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë

Ambasada amerikane në Izrael i bën thirrje qytetarëve:

Ambasada amerikane në Izrael ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme, përmes faqes të saj zyrtare që të qëndrojnë vigjilentë.

Në paralajmërimin që u publikua nw faqen zyrtare nuk kishte referencë për ngjarjet e fundit të lidhura me vrasjen e gjeneralit iranian, raporton Ora News.

Nën titullin "Tensionet e rritura në Lindjen e Mesme", komunikimi tregon për "rreziqe të mundshme sigurie për shtetasit amerikanë jashtë vendit", ambasada shtoi:

 "Për arsye paraprake, ambasada inkurajon fuqimisht qytetarët amerikanë që të qëndrojnë vigjilentë.”

Të fundit