Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane në Tiranë do të mbyllet nesër në nder të Presidentit George H.W. Bush

Ambasada amerikane në Tiranë do të mbyllet nesër në

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se do të jetë e mbyllur ditën e nesërme në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush.

Njoftimin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook duke theksuar se shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën.

“Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush.

Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada.

 

Të fundit