Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane në Tiranë mesazh ngushëllimi për John McCain, çfarë kujton nga vizita e senatorit në Shqipëri

Ambasada amerikane në Tiranë mesazh ngushëllimi për John

Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të senatorit republikan John McCain.

Ambasada kujton edhe vizitën e tij në Shqipëri në prill të vitit të shkuar.

“Përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të Senatorit të Shteteve të Bashkuara John McCain, i cili ia përkushtoi jetën e tij shërbimit ndaj vendit tonë, nga Marina e Shteteve të Bashkuara deri në Kongres. Ishte nder për ne të mirëprisnim Senatorin McCain në Shqipëri, kur në prill të 2017 ai vuri theksin në rëndësinë e marrëdhënieve të forta midis SHBA dhe Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në rrjetet sociale.

Të fundit