Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane në Tiranë thirrje për gjyqtarët, por vetëm atyre që janë të ndershëm, patriotë dhe me integritet

Ambasada amerikane në Tiranë thirrje për gjyqtarët, por

Vonesa në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë ka bërë që ambasada amerikane në Tiranë t’u drejtohet me një thirrje gjyqtarëve të Apelit.

Ambasada thotë se Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj teksa u bën thirrje gjykatësve, sipas saj, të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!”, shkruhet në faqen e ambasadës amerikane në rrjetin social Facebook.

Të fundit