Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane për Politiko.al: Ja ku mund të merrni më shumë informacion për 'rastin Llalla'

Ambasada amerikane në Tiranë ende nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, pas shpalljes 'persona non grata' nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, të ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Shumë komentatorë politikë e kanë lidhur vendosjen në 'listën e zezë' të Departamentit të Shtetit të zyrtarit të lartë shqiptar me një konflikt të hapur të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu me Llallën. Diplomati amerikan e pat përcaktuar hapur si kundërshtar të Reformës në drejtësi kreun e organit të akuzës shqiptare.

Politiko.al ka kontaktuar me ambasadën amerikane dhe një zyrta i saj i ka thënë se 'rruga e Elbasanit' nuk do të shprehet në këtë moment për këtë çështje, dhe çdo komunikim të gazetarëve shqiptarë në lidhje me 'rastin Llalla' do t'ia përcjellë Departamentit të Shtetit.

Politiko.al ka sjellë dje edhe tekstin e plotë të klauzolës 7031 (c) ku detajohen motivet e ndalimit të hyrjes në Amerikë të Adriatik Llalës apo të zyrtarëve të huaj të ngjashëm. Titulli i klauzolës 7031 (c) është i qartë: Anti-kleptoktraci dhe dhunim i të drejtave të njeriut.   

Të fundit