Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane zbardh takimin e Veliajt me ambasadoren Kim: Investime amerikane dhe më shumë vende pune

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Faqja zyrtare e ambasadës amerikane në Facebook zbardh takimin e tyre.

Fokus i takimit ishin investimet amerikane në Shqipëri dhe krijimi i më shumë vendeve të punësimit për shqiptarët dhe amerikanët.

Gjithashtu në takim u diskutua mbi përpjekjet e rimëkëmbjes pas tërmetit, si dhe për projektet e bashkisë për qytetin dhe qytetarët e saj.

“🇦🇱️ │ Investimet amerikane në Shqipëri dhe krijimi i më shumë vendeve të punësimit për shqiptarët dhe amerikanët ishin temat që u diskutuan sot kur Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ambasadorja bisedoi gjithashtu me Kryebashkiakun Veliaj mbi përpjekjet e rimëkëmbjes pas tërmetit, si dhe për projektet e bashkisë për qytetin dhe qytetarët e saj”, shkruan ambasada amerikane.

Të fundit