Flash News

KRYESORE

Britania e Madhe: Shqiptarët meritojnë një proces zgjedhor me mundësi sa më të gjerë zgjedhjesh

Britania e Madhe: Shqiptarët meritojnë një proces zgjedhor me

Mbretëria e Bashkuar u ka bërë thirrje partive politike  në Shqipëri për një angazhim të plotë në zgjedhje dhe shmangien e dhunës parazgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Britanike thekson se votuesit shqiptarë meritojnë një proces zgjedhor që u garanton mundësi sa më të gjërë zgjedhjeje.

Statusi i plotë:

“Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme. Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë. Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje. Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve.”

Të fundit