Flash News

KRYESORE

Ambasada e Holandës qëndrim zyrtar për çeljen e negociatave: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vlerësohen të ndara nga Këshilli

Ambasada e Holandës qëndrim zyrtar për çeljen e

Ambasada e Holandës dhe ministria e Punëve të Jashtme kanë dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me çeljen e negociatave me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë.

Sipas këtij qëndrimi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen të ndara nga Këshilli, sipas meritave të veta.

“Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues.

Sa i takon Shqipërisë, Holanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Qëndrimi zyrtar:

Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave te pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në datën 15 Tetor, Këshilli i Ministrave do të diskutojë në Luksemburg në lidhje me zgjerimin dhe do të vendosë në mënyrë unanime.

Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit.

Holanda ndjek ne mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësoje secilin vend sipas meritave të veta.

Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu, marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmarra nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin tek Prokurori i Përgjithshëm.

Një hap i rëndësishëm që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit qe garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta.

Këshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes së negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Holanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Negociatat/ Holanda nuk bindet, për Shqipërinë do të bëhet një luftë e fortë

Të fundit