Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Holanda nuk bindet, për Shqipërinë do të bëhet një luftë e fortë

Negociatat/ Holanda nuk bindet, për Shqipërinë do të

Qeveria e Holandës e ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e saj në mbledhjen e komisionit parlamentar për Çështjet Evropiane se është e parakohshme që Shqipërisë t’i hapen negociatat me BE-në. E megjithatë, në komision u bë e qartë se nuk do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse shtetet e tjera bien dakord që vendit tonë t’i hapet drita jeshile.

Ministri për Punët e Jashtme, Stef Blok deklaroi para deputetëve se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë, ndërsa nga anëtarët e komisionit nuk pati kundërshti të forta.

Por për Shqipërinë ekziston edhe një problem tjetër. Partitë ekstremiste mund të dorëzojnë një mocion kundra hapjes së negociatave, e kjo nëse votohet nga parlamenti e bën të qartë qëndrimin holandez, se hapja e negociatave është e parakohshme. Gjithçka do të qartësohet në orët në vazhdim.

Të fundit