Flash News

KRYESORE

Ambasada e Palestinës në Tiranë falenderon popullin shqiptar dhe kundërshton Trumpin dhe Izraelin për Jeruzalemin

Ambasada e Palestinës në Tiranë falenderon popullin shqiptar dhe

Ambasada e Palestinës në Shqipëri, nëpërmjet një reagimi në rrjetete sociale, ka kundërshtuar fort njohjen që i ka bërë presidenti amerikan Donald Trump Jeruzalemit, si kryeqytet të Izraelit.

“Administrata amerikane deklaron qytetin islamik arab të Jeruzalemit si kryeqytetin e shtetit okupator të izraelit.

Kush nuk ka gjë në dorë ia jep atij që nuk e meriton.

Izraeli dhe administrata amerikane kanë shkelur të gjitha rezolutat ndërkombëtare legjitimitetin dhe bashkësinë ndërkombëtare për të deklaruar Jeruzalemin kryeqytetin e pushtuesve izraelitë..

Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë një qëndrim të drejtë për të mbështetur popullin palestinez përballë pushtimit izraelit sikurse i bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të lirë në botë të mbështesin Palestinën. Gjithashtu falenderojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj çështjes palestineze” – shkruhet në qendrimin e ambasadës.

Të fundit