Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA kërkesë për herë të parë Ramës dhe Bashës: Dialogoni!

Ambasada e SHBA kërkesë për herë të parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ndryshe nga herët e tjera, para protestës kombëtare të opozitës i ka bërë thirrje palëve politike që të përfshihen në dialog konstruktiv.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv’, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Së fundmi, presioni i ndërkombëtarëve është shtuar karshi qeverisë për dialog dhe për të bërë lëshime për zgjidhjen e krizës politike.

Reagimi i plotë i Ambasadës:

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.

Të fundit