Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA-së: Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë

Ambasada e SHBA-së: Shqipëria do të ketë shumë shpejt

Zv. shefi i misionit të SHBA në detyrë, Dan Koski, në emër të Ambasadës Amerikane në Tiranë, është shprehur se reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.

Koski, në konferencën “Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas”, tha se Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë.

“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po iu jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtëisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, u shpreh zv. shefi i misionit në detyrë, Dan Koski.

Të fundit