Flash News

KRYESORE

Ambasada më pro gay në Tiranë braktis paradën LGBT. Mund të ketë 'fërkime'

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Ambasada e Holandës në Tiranë ka këshilluar të gjithë shtetasit e saj që të shmangin lëvizjet ditën e nesërme. Më tej ambasada thotë se ka këshilluar që të shmanget edhe parade e komunitetit LGBT.

Ata këshillojnë qytetarët e tyre të monitorojnë mediat lokale dhe ndërkombëtare për të shmangur protestën.

“Partia më e madhe e opozitës në vend ka bërë thirrje për një protestë masive kundër qeverisë në Tiranë më 13 maj. Monitoroni mediat lokale dhe ndërkombëtare, kujdesuni e merrni të gjitha masat për të shmangutr protestat dhe demonstratat politike. Nëse e keni të mundur, shmangni kalimin në sheshin qendror të Tiranës, sheshin Skënderbej, bulevardin, sheshin Nënë Tereza dhe zonën e ish-bllokut. Një paradë e komunitetet LGBT pritet gjithashtu të organizohet të shtunën në qendër të Tiranës. Stafi i Ambasadës Holandese në Shqipëri ka këshilluar që të shmangen edhe këto ngjarje sepse në të njëjtën datë do të mbahet edhe protesta e opozitës.”-shkruhet në njoftimin e tyre.

Të fundit