Flash News

KRYESORE

Ambasada ruse në Tiranë i përgjigjet gazetës ‘Tema’: Shumica e materialeve bazohen në trillime dhe informacione të pavërteta

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar pas disa shkrimeve të botuara në gazetën ‘Tema’. Ambasada shprehet se shumica e materialeve bazohen në trillime dhe informacione të pavërteta, dhe madje përmbajnë edhe gjykime, sipas saj, fyese për Presidentin e Rusisë.

“Po e shohim me keqardhje se si gazeta “Tema”, e cila deri fare pak kohë më parë na dukej si një media objektive dhe profesionale, është duke u zhytur gradualisht në nivelin e një gazete që i përshtatet plotësisht përcaktimit “shtypi i verdhë”. Jemi të sigurtë se ky devijim nga standardet e vërtetësisë, seriozitetit dhe profesionalizmit është i gabuar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Reagimi i plotë

Kemi parë javët e fundit një sërë shkrimesh në gazetën “Tema” kushtuar temës së Rusisë (artikuj të dt. 26 mars, 7 prill, 8 prill, 9 prill, etj.). Ambasada vuri re me habi se shumica e këtyre materialeve bazohen në trillime dhe informacione të pavërteta, dhe madje përmbajnë edhe gjykime jashtëzakonisht fyese për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Redaksia e gazetës duhet të dijë se, duke ribotuar këto lajme të rreme dhe “analiza” konspiracioni nga mediat “e respektuara” perëndimore, ajo merr përsipër përgjegjësinë për këto falsifikime të hapura.

Po e shohim me keqardhje se si gazeta “Tema”, e cila deri fare pak kohë më parë na dukej si një media objektive dhe profesionale, është duke u zhytur gradualisht në nivelin e një gazete që i përshtatet plotësisht përcaktimit “shtypi i verdhë”. Jemi të sigurtë se ky devijim nga standardet e vërtetësisë, seriozitetit dhe profesionalizmit është i gabuar. Në fund të fundit, përdorimi i materialeve jokorrekte dhe kontradiktore, në rendje pas sensacioneve, do të çojë pashmangshmërisht në zhgënjimin e lexuesve të gazetës dhe në humbjen e reputacionit të saj.

Të fundit