KRYESORE

Ambasada shqiptare në Itali: Deri tani, asnjë shqiptar i prekur nga koronavirusi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari bëjnë me dije se deri tani nuk ka informacion për qytetarë shqiptarë të prekur me koronavirus.

Përmes një njoftimi zyrtar ambasada sqaron se është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Shëndetësisë së Italisë si dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar.

“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës. Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin shpërndarë në faqen zyrtare të Facebook-ut.

Të fundit