Flash News

KRYESORE

Ambasada shqiptare në Londër: Nuk ka shqiptar të lënduar në Manchester. PD dënon sulmin

Ambasada shqiptare në Londër: Nuk ka shqiptar të lënduar

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënuar në termat më të ashpër aktin barbar në Manchester ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ministri Bushati u shpreh i trishtuar nga sulmi dhe duke shprehur solidaritetin për qëndresën ndaj këtij akti barbar, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në çdo përpjekje në luftë kundër akteve të tilla.

Ambasada e RSH-së në Londër po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.

Ambasada në Londër është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore.

Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Londër është  +44 (0) 75 18662630

---

Partia Demokratike e Shqipërisë ka dënuar me forcë sulmin terrorist të mbremshëm në Arenën e Mancesterit, ku gjeten vdekjen 22 njerëz të pafajshëm dhe 59 të tjerë u plagosen. “Ky akt terrorist i shëmtuar dhe brutal është një tjetër shembull se si barbaria e terrorizmit cenon jetën e qytetarëve të pafajshëm në mbarë boten. Partia Demokratike qendron sot në krah të popullit të Britanisë së Madhe për të kapërcyer këtë fatkeqësi dhe për të luftuar edhe më ashpër ndaj terrorizmit botëror. Mendjet dhe lutjet tona janë sot me familjet e viktimave, dhe solidariteti ynë njerezor dhe politik me aleatin tonë të çmuar, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe”, thuhet në njoftimin e PD.

Të fundit