Flash News

KRYESORE

Ambasada shqiptare në SHBA: Të paktën 9 shqiptarë kanë humbur jetën nga Covid-19

Ambasada shqiptare në SHBA konfirmon se të paktën nëntë shqiptarë kanë humbur jetën nga Covid-19.

Ambasadorja Floreta Faber shkruan në rrjetet sociale se në Nju Jork dhe Nju Xhersi kanë ndërruar jetë tre shqiptarë nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi.

Ambasadorja ka shprehur ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave, si dhe shton se mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti shqiptar janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes.

“Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë.

Nga bisedat mësuam se një pjesë e madhe e komunitetit kanë humbur dhe vendet e punës. Ambasada nxit anëtarët e komunitetit të jenë të vemendshëm ndaj udhëzimeve të dhëna nga shtetet përkatëse për të përfituar nga ndihmat financiare të ofruara nga shteti amerikan. Vetë ambasada do mundohet të përmbledhë këto informacione dhe ti ofrojë në gjuhën shqipe dhe të ofrojë adresat ku duhet të drejtoheni në çdo shtet”, thuhet në njoftimin e ambasadores shqiptare në SHBA.

Të fundit