Flash News

KRYESORE

Ambasador në Tiranë, por Athina nuk mbetet jashtë vëmendjes së Donald Lu; fotografohet në aeroportin e Athinës

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka shfrytëzuar distancën e afërt për të zhvilluar një vizitë në Athinë. Lu është fotografuar në aeroportin e kryeqytetit grek me gazetarin shqiptar, Robert Goro.

“Një befasim i këndshëm në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. As edhe një bodyguard rreth tyre, as shërbim VIP apo biletë ‘business class’. Duke pritur me durim në radhë, me shumicën e qytetarëve që udhëtonin në ‘economy class’, edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu me familjen”, shkruan gazetari.

Nuk konfirmohet nëse Lu ka qenë vetëm për pushime në Athinë apo ka zhvilluar edhe takime pune.

Të fundit