Flash News

KRYESORE

Ambasadorët e BE të shqetësuar për ligjin anti-shpifje; takojnë gazetarët dhe shoqërinë civile

Një grup ambasadorësh të vendeve të BE, me nismën e Ambasadores së Holandës, janë takuar me gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar për ligjin anti-shpifje, që pritet të kalojë nesër në Kuvend. Takimi i zhvilluar në mjediset e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës ka zgjatur një orë dhe në të kanë marrë pjesë ambasadori i BE, Luigi Soreca, ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, Ambasadori i Spanjës Vicente Canelles Montero, Ambasadori i Polonisë Karol Bachura dhe 'e zonja e shtëpsë' Ambasadorja e Holandës, Guusje Korthals Altes.

Në takim ishin të pranishem përfaqësues të OSBE, të Këshillit të Europës dhe të dërguar të shumtë nga ambasadat e vendeve të tjera europiane në Tiranë.

Përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile u kanë shprehur ambasadorëve të vendeve të BE shqetësimin për projektligjin e qeverisë i cili cënon lirinë e shprehjes dhe i jep një institucioni shtetëror si AMA fuqi veprimi që i takojnë gjykatave. Në takim është folur për hapat e mëtejshëm që duhen marrë, si në rast miratimi dhe mosmiratimi të ligjit. Ambasadori Soreca është intereseuar për alternativën e këtij projektligji të qeverisë dhe është sigururar se komuniteti i gazetarëve dhe shoqërisë civile, deri në fund të janarit, do të kenë hartuar një draft të tyrin për të rregulluar peizazhin mediatik në Shqipëri.

 

Të fundit