Flash News

KRYESORE

Ambasadorët e Serbisë dhe Rusisë ‘ia shtrojnë’ njeriut të Shqipërisë në Bruksel

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Knut  Fleckenstein, është shfaqur në një darkë mjaft miqësore me ambasadorin e Serbisë dhe atë të Rusisë, në Bruksel.

Darka ka qenë e shtruar posaçërisht për të nga dy ambasadorët.

Ka qenë vetë Fleckenstein që e ka bërë publik këtë fakt me anë të një postimi në rrjetin social facebook.

Nga fotot dhe postimi i tij duket se deputeti i Parlamentit Europian dhe njeriu i Shqipërisë në Bruksel, i ka shijuar mjaft miqësia me ambasadorin serb dhe atë rus.

Ja çfarë shkruan Knut Fleckestein në Facebook:

Java e fundit në Bruksel u mbyll e bukur e plot gjallëri. Në fund të mandatit tim kam përjetuar kaq shumë mirësi e miqësi.

Në darkën që ambasadori serb shtroi në nderin tim, apo në drekën në ambasadën ruse, folëm jo vetëm për kujtime të bukura, por edhe për të ardhmen.

Jam shumë i lumtur që në mbrëmjen time të lamtumirës ishin të pranishëm shumë miq nga Komisioni, Parlamenti, trupi diplomatik dhe nga industria portuale evropiane.

Momenti kulmor ishte mbrëmja e mrekullueshme private me stafin e zyrave të mia në Hamburg e Bruksel dhe me partnerët tanë. Shumë falënderime ekipit më të mirë ndonjëherë.

Nesër në mëngjes do të vazhdojmë në Strasburg. Aty do të bëhet mbyllja zyrtare e mandatit.

Të fundit