Flash News

KRYESORE

Ambasadori Amerikan, Donald Lu, me urgjencë në zyrë ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa

Ambasadori Amerikan, Donald Lu, me urgjencë në zyrë ministrit

Njëri pas tjetrit, ambasadorët perëndimorë po vizitojnë në zyrën e tij ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pak ditë pas vizitës së ambasadores holandeze, sot ka qenë radha e ambasaodrit amerikan Donald Lu. Thuhet se Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka shkuar me urgjencë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilët thanë se ambasadori amerikan ndodhet në zyrën e Xhafajt prej më shumë se 30 minutash dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar. Nuk dihen arsyet e kësaj vizite, por besohet se bëhet fjalë për procesin e vettingut që Xhafaj e ka shpallur në polici. Superoperacionet e fundit të policisë në Elbasan, në Durrës e në Fier, kanë ngritur pikëpyetje në opinion dhe në politikë nëse bëhet fjalë thjesht për makina luksoze apo për gjithë trafikun e lëndëve narkotike e atë njerëzor, si pjesë e krimit të organizuar. Rama, në mandatin e tij të dytë, ka premtuar luftë kundër trafikut, krimit dhe gjithçkaje që lidhet me to, por rezultatet nuk kanë qenë bindëse për ndërkombëtarët. Vizitat e fundit të ambasadorëve, në këtë kuadër edhe vizita e ambasadorit amerikan Donald Lu bëhet për të tërhequr më shumë vëmendjen dhe intensifikuar goditjet ndaj trafikut, kriminelëve, me apo pa uniformë, për të vendosur rendin dhe sigurinë që, për fat të keq, le shumë për të dëshiruar.

 

Të fundit