Flash News

KRYESORE

Ambasadori amerikan: Kosova dhe Serbia të vijojnë dialogun, jo të fajsojnë njëra-tjetrën

Ambasadori amerikan: Kosova dhe Serbia të vijojnë dialogun, jo të

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott është shprehur se situata në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është komplekse dhe se palët nuk duhet të fajësojnë njëra-tjetrën.

Scott tha për gazetarët në Beograd se është e nevojshme që përfaqësuesit e shteteve të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të normalizojnë dialogun. Ambasadori i bëri këto komente pas takimit me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është ndërprerë pasi qeveria e Kosovës vendosi tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar.Serbia kundërshton pjesmarrjen në bisedime derisa tarifa të jetë në fuqi.

Të fundit