Flash News

KRYESORE

Ambasadori amerikan kritikon retorikën e politikanëve kosovarë: Kalon shpesh në racizëm e homofobi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar ashpër retorikën politike në Kosovë.

Në një postim në Twitter ai shkruan se kjo retorikë, e ngjashme dhe me vendet e tjera kalon në seksizëm, racizëm e homofobi.

Kosnet thekson se një gjuhë e tillë përul ata që sulmojnë, por edhe të tjerët që i tolerojnë.

Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Liderët kanë përgjegjësi të kundërshtojnë këtë shëmti. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, shkruan Kosnett.

 

 

 

 

 

 

Ambasadori nuk iu referua ndonjë rasti konkret, por që nga rrëzimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, muajin e kaluar në kuvend, udhëheqësit politikë e kanë ashpërsuar gjuhën me njëri-tjetrin.

Të fundit