All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ambasadori amerikan në Beograd: Për kufijtë e Kosovës kemi parasysh ato që ekzistonin kur ishte krahinë autonome

Ambasadori amerikan në Beograd: Për kufijtë e Kosovës kemi
All - Paragraf - 1

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat për Shtetet e Bashkuara janë dy shtete sovrane, duhet të jenë të qartë dhe duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për të cilën do të duhej të arrinin Beogradi dhe Prishtina.

All - Paragraf - 3

“Demarkacioni duhet të jetë i qartë dhe duhet të jetë pjesë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfshijë, ndër të tjerash edhe çështjen e pronave, të drejtat e komunitetit serb, operacionet e pagesave, personat e humbur,…”, ka thënë Scott, raporton Telegrafi.

I pyetur se cila është harta e vërtetë, Scott, ka thënë se për Shtetet e Bashkuara kanë parasysh hartën me kufijtë që Kosova ka pasur si një krahinë autonome, duke shtuar se shtetet sovrane mund të vendosin për kufijtë e tyre, dhe se për SHBA-të, Serbia dhe Kosova janë vende sovrane.

Të fundit