Flash News

KRYESORE

Ambasadori amerikan në Gjermani ‘tërbon’ të majtët. Shenja se të dërguarit e Trump do ndjekin linjën ‘anti-sorosiane’?

Ambasadori amerikan në Gjermani ‘tërbon’ të

Një deklaratë gjatë një interviste për Breitbart e Ambasadorit të sapoemëruar të Donlad Trump në Gjermani ka shkaktuar shumë zhurmë në Europë dhe Amerikë. Richard Grenell, që ka marrë detyrën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Berlin para më pak se një muaji, tha “absolutisht, dua që të fuqizoj konservatorët në të gjithë Europën”.

Social-demokratët gjermanë qenë të parët që reaguan ndaj komenteve të Ambasadorit të ri duke I quajtur të papërshtatshme dhe irrituese. Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë i kërkoi Grebell-it që t’i qartësonte deklaratat e tij.

Edhe të gjelbrit gjermanë nuk qenë të kënaqur me komentet e Ambasadorit.

Zëdhënësi i Merkel tha se kancelarja është në dijeni të deklaratës, por nuk ka ndonjë koment.

Pak a shumë të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e cila nuk pranoi të komentonte.

Republikanët amerikanë kanë qenë ‘të xhindosur’ me mbështetjen e dhënë nga ambasadat amerikane në botë në bashkëpunim, sipas tyre, edhe me Fondacionin Shoqëria e Hapur të multimilarderit, George Soros, për kauzat e majta.

Analistët konservatorë i kanë kërkuar administratës Trump që kjo të ndryshojë. Deklarata e Grenell është tregusi i parë se politikat amerikane në Europë mund të shkojnë pak më djathtas ose drejt kauzave konservatore.

 

Të fundit