Flash News

KRYESORE

Ambasadori Arvizu, kredite Metës: Mundësi që palët të negociojnë, por kjo kërkon diçka që nuk e kanë...

Ambasadori Arvizu, kredite Metës: Mundësi që palët të

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu e ka vlerësuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin  për zgjedhjet e 30 qershorit, duke shtyrë kështu datën e zgjedhjeve vendore.

Në një reagim për politiko.al, Arvizu “i jep pikë” Metës sipas tij për për kalkulimin politik që do t’u jepte palëve mundësi për t’u ulur në dialog.

“Besoj se Meta meriton kredite për kalkulimin e tij politik, i cili me lexim të parë, u jep të dy palëve hapësirë për të marrë frymë, mundësi për të rikalibruar dhe për t’u ulur në tryezën e negociatave.

Por kjo do të kërkonte kurajë politike dhe mençuri, e cila u mungon të dyja palëve. Më shqetëson fakti se të dy palët do bëhen edhe më radikale, veçanërisht opozita, nëse vendimi i Këshillit të Evropës është siç edhe pritet të jetë (negativ për hapjen e negociatave)”, shprehet Arvizu.

Të fundit