Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ambasadori Arvizu largohet nga Departamenti i Shtetit. Mesazhi prekës i së shoqes, Anne
Alexander Arvizu, ish-Ambasadori amerikan në Tiranë, është tërhequr nga puna në Departamentin e Shtetit. Një mesazh prekës në Facebook i bashkëshortes së tij, duket si 'përcjellja e shoqes së jetës' në mungesë të një ceremoniali zyrtar. Mungesa e një Drejtori të Përgjithshëm, siç thuhet në statusin e Anne, bën që askush të mos i japë një përcjellje zyrtare, bashkë me flamurin amerikan, një traditë e Departamentit të Shtetit. "Flamuri do të mbërrijë me postë', shkruan ajo.
I kontaktuar nga Politiko.al, z. Arvizu thotë se 'nuk jam pushuar nga puna, por as nuk m'u kërkua të vazhdoja me një post tjetër'.
Alexandër Arvizu mbante postin DAS (Deputy Asisstant Secretary of State) Ndihmës i dytë i Sekretarit të Shtetit për Drogën dhe Rendin dhe e ka vizituar Shqipërinë dy herë në këto kapacitete. Ai ishte në Tiranë në mes të krizës politike që kishte përfshirë vendin, pranverën e këtij viti, dhe u takuar me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe kryeparlamentarin Meta.
Ai vazhdoi t'i mbante lidhjet me Shqipërinë edhe pas shkëputjes nga Ambasada, dhe ka ende disa miq të mirë në Tiranë, në komunitetin e gazetarëve, artistëve, por edhe politikanëve.
Alexander Arvizu ishte një Amabasador kontroversial, siç në fakt kanë qenë shumica e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, kur nuk u kanë pëlqyer njërës apo tjetrës palë politike. Ai u bë menjëherë qendra e vëmendjes, sidomos pas ngjarjeve të 21 janarit ku ai e quajti Kryeministrin Berisha 'burrë shteti'. Komplimenti erdhi pas vendimit të Berishës për të mos zhvilluar një miting të mbështetësve të tij në të njëjtën ditë me parakalimin në Bulevard të shefit të opozitës Rama.
Po ato ditë ai habiti shumëkënd kur u shkëput për të takuar dhe shtrënguar duart me punonjës të Policisë së Shtetit diku në afërsi të ministrisë së Brendshme. Ajo që u duk si 'marrje ane' nga shumë analistë të majtë, ishte në fakt, respekti amerikan për institucionet.
Arvizu vazhdoi të mbetet shumë aktiv edhe pas këtyre 'incidenteve' dhe nuk iu shmang mundësive për t'i lënë të pakënaqur politikanët e dy krahëve në Shqipëri.
Në fund të mandatit të tij, për arsye ende të paqarta, u shfaq një ftohje e fortë në marrdhëniet e tij me mazhorancën e asokohe që drejtohej nga Berisha.
Ai e mbajti postin e Ambasadorit me 'kohë ekstra' duke qenë se Senati kishte bllokuar kalimin e disa ambasadorëve amerikanë në Europë.
Arvizu ia la vendin Donald Lu, ambasadorit amerikan aktual, por siç thotë 'me zemër nuk është larguar kurrë nga Tirana".
Politiko.al i uron fat të mirë Ambasadorit Arvizu, këtij miku të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me shpresën se rrugët e tij dhe të Shqipërisë do të priten sërish diku dhe dikur.
So long Mr. USA!
Postimi i Anne, bashkëshortes së Arvizu:
Nesër është dita e fundit e Alex-it në Shërbimin e Jashtëm. Amerika po lejon që Departamenti i Shtetit të kolapsojë (rrëgjohet) dhe që ekspertiza e tij të avullojë, dhe ka ardhur koha që ai të merret me gjëra të tjera. As Drejtori i Përgjithshëm nuk do të jetë aty për t'i thënë 'mirupafshim' dhe shtrënguar dorën. Flamuri i Alex-it do të vijë me postë.
Vite më parë, për herë të parë e pashë Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara në aksion në Ambasadën tonë në Phnom Penh. U impresionova. Të kthjellët, inteligjentë dhe kreativë-ekipi punonte pa orare dhe kalendar- në çështje që të thyenin zemrën: prostituimi i fëmijëve; trafikimi i objekve me vlerë dhe drogës; korrupsionit të shtrirë dhe sigurinë e amerikanëve në një vend të paqëndrueshëm. Dhe Alex-i ishte më i miri i të mirëve. Ai e dinte se ishte një nder i madh të punonte për qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Jam shumë krenare për të dhe karrierën e tij.
Në darkat zyrtare në Kamboxhia, Mbreti eksentrik (i pazakontë) do t'i këndonte audiencave të tij diplomatike vëmendjengërthyera, dhe gjithmonë e mbyllte programin e tij të gjatë me këngën e vjetër "Sayonara."
Sot, nuk mund të imagjinoj një mënyrë më 'të huaj' për ta përcjellë Alex-in nga Departamenti i Shtetit.
BIOGRAFIA
Ambasadori Alexander A. Arvizu u emërua si DAS në shkurt 2015.
Para kësaj ai shërbeu si Ambasador i SHBA në Republikën e Shqipërisë në periudhën 2010-2015. Ai shërbeu dy mandate si zv.shef Misioni në Bangkok të Tajlandës (2004-2007) dhe në Phnom Penh të Kamboxhias (200-2003). Detyra të tjera të tij nëpër botë përfshijnë Amabsadën amerikane në Seul të Koresë së Jugut dhe Konsullatën e Përgjithshme amerikane në Osaka-Kobe, Japoni.
Në Washington, Ambassador Arvizu ishte DAS për Azinë Lindore dhe Paqësorin me fokus politikat amerikane për Japoninë, gadishullin korean dhe Sigurinë Rajonale të Azisë, në periudhën 2007-2009. Prej 1998 deri në 1999 ai ishte pjesë e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ku mbante postin e Drejtorit të Azisë Juglinodre dhe Oqeanisë. Më herët në karrierë ai ishte punonjës i Sekretariatit Ekzekutiv në Departamentin e Shtetit dhe më vonë Asistent i Posaçëm i Byrosë së Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.
Ambasador Arvizu është një punonjës karriere në Shërbimin e Jashtëm (Senior) me gradën e Ministrit-Këshilltar. Në peridhën 2003-2004, ai ishte anëtar i Seminarit të 46-të të Senjorëve i pranuar si Programi më prestigjioz për Lidershipin Ekzekutiv për zyrtarët e qeverisë amerikane.
Ambasador Arvizu u lind në bazën amerikane në Gumma, Japoni, dhe është amerikan i brezit të parë. E ëma ishte nga Kyoto e Japonisë dhe i ati, një veteran i Luftës së Dytë Botërore ishte lindur në Dolores Hidalgo në Meksikë. Familja e tij u vendos në Colorado Springs ku ai edhe u rrit. Ai është diplomuar në Georgetown University në vitin 1980. Ambasador Arvizu njeh disa gjuhë aziatike si japonisht, koreanisht, tajlandisht dhe khmere.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38