Flash News

KRYESORE

Ambasadori austriak, Sattler: 4 vitët e ardhshme vendimtare për Shqipërinë, primare detyrat e shtëpisë

Ambasadori austriak, Sattler: 4 vitët e ardhshme vendimtare për

Një zë tjetër ndërkombëtar iu është shtuar kritikave të fundit perëndimore në adresë të qeverisë “Rama 2”, duke nënvizuar faktin se “4 vitet e ardhshme janë vendimtare për vendin tonë, prandaj primare është kryerja e detyrave të shtëpisë”. Me këtë mesazh e nisi vizitën e tij në pikën turistike të Razmës, ambasadori i Austrisë Johann Sattler, i cili iu bashkua projektit “Të rizbulojmë malet e Shqipërisë”,  që përkrahet nga kjo ambasade, në bashkëpunim me Agjensinë Austriake për Zhvillim.

Johann Sattler, ambasador i Austrise, kritik si më parë ndaj qeverisë dhe punëve të saj, tha se “Unë jam këtu për të promovuar turizmin, për të ndihmuar shqiptarët edhe më tepër në këtë sektor. 4 vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, është një shans i mire për të ecë përpara. Për të bërë dëtyrat e shtëpisë, për të plotësuar kushtet e kërkuara dhe ne pastaj jemi të gezuar për ta ndihmuar Shqipërin. Austria është mbeshtetëse kryesore në rrugen e integrimit të Shqipërisë.”

Për të treguar që turizmi malor është prioritet që duhet mbështetur, Sattler u kujdes të theksonte se vetem vitin që kaloi në Shqipëri ishin 25 mijë Austriak, pikërisht për këto zona, e jo për detin.

 Johann Sattler, ambasador i Austrise nënvizoi se “Turizmi është një nga sektorët kryesor për zhvillimin e vendit. Nga ajo çfarë kuptoj 10% e GDP mbërrin nga sektori i turizmit, ku pjesa më e madhe e të ardhurave sigurohen nga sezoni veror kryesisht nga bregdeti. Por ka edhe një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor prandaj ne jemi këtu për të rizbuluar malet e Shqipërisë. Prandaj vendi juaj ka një shans për zhvilluar edhe më shumë turizmin malor. Pjesa më e madhe e turistëve austriak, gjatë vitit të kaluar 25 000 të tillë, kanë ardhur për malet dhe jo për detin, sepse ato duan malet dhe Shqipëria ka një potencial për të treguar.”

 Ambasadori me të rinjtë e shkollës Austriake dhe vendorët e malësisë bëri edhe një ecje në këmbë, për të parë nga afër bukuritë që ofron Razma.

 

Të fundit