Flash News

KRYESORE

Ambasadori BE-së thirrje partive politike: Miratoni reformën zgjedhore

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u ka bërë thirrje partive politike që të miratojnë reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori kërkon nga partitë politike që të tregojnë përgjegjshmëri dhe të përfundojnë punën, shumë të mirë, siç shprehet Soreca, të bërë nga Komiteti ad-hoc, duke miratuar amendamentet e nevojshme për Kodin Zgjedhor

“U bëjmë thirrje partive politike të tregojnë përgjegjshmëri dhe të përfundojnë TANI në Parlament punën shumë të mirë të bërë nga Komiteti ad-hoc, duke miratuar amendamentet e nevojshme për Kodin Zgjedhor”, shkruan në rrjetin social Twitter ambasadori Soreca.

Të fundit