Flash News

KRYESORE

‘Ambasadori Borchard i padëshiruar'/ Mbërrin në Presidencë delegacioni i OSBE

‘Ambasadori Borchard i padëshiruar'/ Mbërrin në

Ka mbërritur në Presidencë delegacioni i misionit të OSBE-së në Shqipëri pas vendimit të kreut të shtetit, i cili u dërgoi një letër ku theksohej se ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidencës.

“Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhej në dokumentin e Presidentit.

Mësohet se në takim mungon pikërisht ambasadori, i cili konsiderohet person i padëshiruar nga presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se sot Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt ka folur sërish për incidentin e pak javëve më parë, kur u ngriti gishtin e mesit disa prej protestuesve të Astitit, për të cilin tha  se u gjend i papërgatitur përballë thirrjeve nga protestuesit në drejtim të tij dhe të shoqes, ndërsa fyerjen me gishtin e mesit e argumenton si humbje kontrolli.

Meta letër OSBE: Ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë

Të fundit