Flash News

KRYESORE

Ambasadori britanik mbi demarkacionin: Eshtë çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi

Ambasadori britanik mbi demarkacionin: Eshtë çështje bilaterale

Një nga çështjet e mbetura pezull dhe që duhet të përballet qeveria e re e Haradinajt në Kosovë, është ajo e demarkacionit me Malin e Zi. Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë së s’mund të detyrohet Mali i Zi që të dërgojë në Arbitrazh marrëveshjen e demarkacionit më Kosovën.

“Po e them përsëri që çështja e demarkacionit është çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi. Dhe është grupi i Shëngenit, e jo Bashkimi Evropian që ka dhënë kusht për liberalizimin e vizave.

Britania nuk është pjesë ë grupit të Shëngenit por kur dikush parashtron procesin teknik me kushte për të arritur diçka, mendoj që reagimi më i mirë është plotësimi i atyre kushteve, transmeto televizioni publik.

Për arbitrazhin, lë të kuptojmë se nuk është diçka që mund të kërkohet apo të detyrohet Mali i Zi që të shkojë në arbitrazh.

Ata kanë nënshkruar marrëveshje më Kosovën dhe çdo vlerësim ndërkombëtar teknik ka thënë që nuk ka pasur gabime”, përgjigjet O’Connell ndaj pyetje së një qytetari në profilin e tij në Facebook, nëse do të ketë mirëkuptim të BE-së për liberalizim të vizave me Kosovën, nëse çështja e demarkacionit bartet në Gjykatën ë Arbitrazhit.

Të fundit