Flash News

KRYESORE

Ambasadori francez në Serbi shpjegon planin Francës për Ballkanin perëndimor

Ambasadori francez në Serbi shpjegon planin Francës për Ballkanin

Në mediat ballkanase është raportuar se Franca ka në plan që t’u bëjë një ofertë të re shteteve të rajonit, porse është kundër hyrjes së tyre në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë akses në Zonën e Ekonomike Evropiane.

Por ambasadori i Francës në Serbi Jean Louis Falconi e ka bërë të qartë se vendi i tij mbështet anëtarësimin e plotë të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ajo që Franca i propozoi Këshillit të Bashkimit Evropian ishte ideja e modernizimit të procesit të pranimit, i cili do të mundësonte që vendet kandidate që kanë përmbushur kriteret në fusha të caktuara të fillojnë të përdorin përfitimet e saj në vend që të presin fundin e tërë procesin”, tha Falcon për FoNet.

Sipas tij, rezultatet e procesit aktual të pranimit nuk janë të mjaftueshme, qytetarët nuk shohin asgjë konkrete, dhe procesi shpesh është burokratik.

“Ideja është që, kur një vend të përfundojë negociatat, do të jetë në gjendje të ulet në të njëjtën tryezë me vendet anëtare dhe të marrë pjesë në hartimin e politikave, por pa të drejtë vote”, shpjegoi ambasadori.

Të fundit