Flash News

KRYESORE

Ambasadori gjerman ‘i tërhequr’ për krizën politike: Zgjidhja të vijë nga partitë

Ambasadori gjerman ‘i tërhequr’ për krizën politike:

Ambasadori gjerman i akredituar në Tiranë, Peter Zingraf ka apeluar partitë politike që të zgjidhin vetë krizën politike, që ka përfshirë vendin prej muajsh dhe se Gjermaninë mos ta shohin në rolin e negociatorit.

“Jam i bindur tërësisht që zgjidhja për këto konflikte duhet të vijë nga vetë partitë politike në Shqipëri. Nuk e shikoj Gjermaninë si negociator, kemi folur me partitë për Reformën Zgjedhore dhe kemi dhënë mbështetjen tonë.

Ka bashkëpunuar dhe një ekspert gjerman i cili ka vendosur në tavolinë një draft i cili mund të shikohet, por pjesëmarrja e BE dhe partive në reformën zgjedhore ishte një sinjal që mund të ketë përfshirje politike”, u shpreh ambasadori, gjatë fjalës së tij në çeljen e konferencës “Tetori Gjerman” .

Po ashtu, ai foli edhe për çeljen e negociatave me Shqipërinë, duke u ndalur te  vendimi i Bundestagut, si dhe nevojën për thellimin e reformave.

“Budestagu gjerman dha një ‘Po’ për Shqipërinë , por ka vendosur edhe disa kushte që disa duhet të përmbushen në fazën e parë dhe të tjerat në fazën e dytë”, tha ambasadori gjerman.

Të fundit