Flash News

KRYESORE

Ambasadori gjerman takon Vitore Tushën: Të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, është kriter i rëndësishëm për integrimin

Ambasadori gjerman takon Vitore Tushën: Të ngrihet sa më shpejt

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf  ka zhilluar ditën e sotme një takim me kryetaren aktuale të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha.

Lajmin e ka bërë me dije ambasada gjermane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale. Në fokus të diskutimit ka qenë reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe ngritja sa më shpejt e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, e cila është dhe një prej kushteve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas bisedës me Vitore Tushë, diplomati gjerman tha se KED luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e pozicioneve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Ai është shprehur se me plotësimin e vendeve vakante Gjykata Kushtetuese të jetë menjëherë funksionale, pasi është një kriter i rëndësishëm për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE.

"Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptareve dhe shqiptarëve në institucionet e tyre. KED-ja luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e pozicioneve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Unë jam mirënjohës për shpjegimet e zonjës Tusha në lidhje me punën e KED-së përgjatë verës, që prej marrjes së funksionit të saj si dhe për hapat e mëtejshëm. Znj. Tusha solli në vëmendje rëndësinë e opinionit të Komisionit të Venecias për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Unë shpresoj se me plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese. Ky është një kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE. Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë edhe më tej në fushën e reformës në drejtësi." tha Peter Zingraf 

Të fundit