Flash News

KRYESORE

Ambasadori i Austrisë mbaron mandatin në Shqipëri, Meta: Mirënjohje për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona

Ambasadori i Austrisë mbaron mandatin në Shqipëri, Meta:

Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler ka përfunduar mandatin e tij në Shqipëri. Në përfundim të detyrës së tij, presidenti Meta e ka pritur në zyrë, ku i ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Ishte kënaqësi e veçantë të falënderoja ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Nuk mungoi dhe një falenderim i posaçëm për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë”, shkruan Meta.

Të fundit